75 Mall Live Search
21:32 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Lladrovci përshëndet vendimin e Gjykatës dhe fitoren e Qëndron Kastratit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme rreth shkollave në Kamenicë, duke përgëzuar ish kryetarin Kastrati.

“Andaj, urime për fitoren e radhës në betejë me të drejtën, me të ligjshmen dhe me interesin më të mirë të fëmijëve”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Reflektimi në raport me përgjegjësitë është vlerë, vlerë të cilen jo çdo kush e ka.

Sinonim i reflektimit në raport me përgjegjësine jeni Ju, miku im Qendron.

Andaj, urime për fitoren e radhës në betejë me të drejtën, me të ligjshmen dhe me interesin më të mirë të fëmijëve.

Në rastet kur para përgjegjësisë që ka pozita vendoset popullizmi, atëherë del joserioz e ndonjëherë edhe qesharak.

Fat që shteti ynë ka organe që të tillëve ua tregojnë vendin.