Leicester-Man Utd, , Formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit të javës së pestë në Premierligë mes Leicesterit dhe Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” duan ta vazhdojnë serinë e mirë fitoreve dhe të dalin me pikë të plota nga “King Power Stadium”.
Në anën tjetër, Leicester e ka nisur tejet keq sezonin dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve.
Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ndërsa për të tretën herë radhazi, Ronaldo do të jetë në bankën rezervë.
