75 Mall Live Search
15:40 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / Gj. Sh

Liverpuli barazon me Evertoni

Ndeshja mes Liverpuli dhe Evertoni është ndarë në paqe.

Derbi lokal i cili njihet si “Merseyside Derby”  përfundoi me rezaultat të barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Meomenti më interesant i ndeshjes ishte në minutën e 69-të kur Conor Coady, shënoi për Evertonin, por që pas rishikimit në VAR, goli u anulua.

Liverpooli pas këtij barazimi ka nëntë pikë dhe momentalisht renditet i pesti në tabelë, kurse Evertoni ndodhet në pozitën e 14-të me katër pikë.

Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ende nuk ka regjistruar fitore këtë sezon, derisa për këtë skuadër ishte barazimi i katërt radhazi./IndeksOnline/