75 Mall Live Search
17:13 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / C E

Drita e bënë horë Llapin, Malisheva triumfon ndaj Trepçës ’89

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë, skuadra e Dritës e ka turpëruar Llapin, ku si vendase shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0.

Golat për skuadrën e Ardijan Nuhiut i shënuan Besnik Krasniqi (minuta e 10’ dhe minuta e 26), Almir Kryeziu (minuta e 45+2’) dhe Marko Simonovski (minuta e 57’).

Me pikët e reja, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara, krahas Llapit që tani zë vendin e gjashtë me pesë pikë të tubuara.

Në anën tjetër, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Malishevës, e cila e mposhti si mysafire Trepçën ’89 me rezultat 3:2.

Golat për mysafirët i shënuan Medin Bajrami (minuta e 25’), Alush Gavazaj (minuta e 56’ dhe minuta e 69’), kurse te Trepça ’89 realizatorë ishin Christian Mba (minuta e 42’) dhe Dushi (minuta e 89’).

Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Trepça ’89 renditet e teta me vetëm dy pikë.