75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / C E

Derbi i Milanit, terri i Interit

Milani ka mposhtur Interin me rezultat 3-2 në derbin e Madodninës.

Kuqezinjtë zhvilluan një nga ndeshjet më të mira nën drejtimin e Piolit, shkruan Indeksonline.

Inter kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Brozovic në minutën e 21-të.

Ky gol e ngjalli dëshirën e Milanit për të shënuar dhe barazuan në minutën e 28-të me golin e Rafael Leaos.

Në minutën e 54-të, Olivier Giroud shënoi golin e dytë për Milanin dhe kali për herë të parë kuqezonjtë në epërsi.

Gjashtë minuta më vonë, Leao realizoi golin e tretë ër Milanin dhe të dytin personal.

Ndeshja u rihap në minutën e 67-të me golin e shënuar nga Dzeko, por kjo ishte e tëra cfarë mund të bënin zikaltërit.

Me këtë fitore, Milani është në krye të tabelës me 11 pikë, një më shumë se Roma e Atalanta që kanë nga një lojë më pak të zhvilluar.

Juventus e Inter mbeten me nga 9 pikë pas pesë javësh. /IndeksOnline/