75 Mall Live Search
23:29 / E Diele, 04 Shtator 2022 / C E

Sulmi i “Plisave” ndaj “Xhebrailave”, reagon Ballkani

Ballkani ka reaguar menjëherë pas fitores 1-0 ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se disa tifozë të tyre janë sulmuar tinëzisht nga vendasit dhe janë dërguar në QKUK.

Pamje të turpshme, Plisat sulmojnë tifozët e Ballkanit pa nisur ende ndeshja! – Indeksonline.net

Ky është njoftimi i Ballkanit:

Te dashur tifoz,Ju njoftojmë se pas sulmit te ndodhur para fillimit te ndeshjes nga tifozet nikoqir disa nga tifozet tanë me te zjarrt pesuan lendime serioze ne nje sulm tinzar te provokuar dhe te organizuar nga tifoz te pandergjegjshem. Pas trajtimit ne emergjencen e QKUK fatmiresisht te gjjthë te lenduarit janë liruar per ne shtepi. Derbit te Superliges nuk i takojne sjellje te ketilla te shemtuara dhe te rrezikshme per jeten.Urojme qe raste te tilla mos te perseriten ne ndeshjet e tjera neper Kosove pasi mundet te pesojn edhe me keq ndonje tifoz 🙏