Arrestohet një 24 vjeçar në Shtime, shkaktoi dhunë në familje

Mbrëmë, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godancë i Epërm në Shtime është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.A, 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babain e tij, R.A, i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje.
Bëhet e ditur se në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje për ta hetuar rastin.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.