75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / MSH

Ferizaj: Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i vdekur në Ferizaj.

Sipas raportit policor, viktima në fjalë, mashkull kosovar, u gjet pa shenja jete në shtëpi të tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore” thuhet në raportin e policisë.