U aksidentua në bjeshkët e Deçanit, familjarët njoftojnë mbi varrimin e viktimës

Indeksonline raportoi dje për një aksident të ndodhur në bjeshkët e Deçanit, ku lëndime të papërballueshme trupore mori Bajram Hylaj.
Familjarët e Hylajt kanë njoftuar mbi ceremoninë mortore të viktimës.
63 vjeçari do të varroset sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit Strellc i Ulët.
Familja njofton se funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit.
