I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Greqi, ja kush e vrau

Biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli, i cili prej tetë ditësh rezultonte i zhdukur është gjetur i pajetë në ishullin e Rodos në Greqi.
Sipas mediave greke thuhet se Topalli është vrarë nga një tjetër biznesmen i cili merrej me hotele. Ka qenë vetë 53 vjeçari i cili ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin se ku ndodhej trupi i shqiptarit, babait të 3 fëmijëve i cili jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.
Xhani Topalli rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.
Ishin familjarët ata të cilët të shqetësuar denoncuan zhdukjen e biznesmenit shqiptar i cili punonte si kontraktor ndërtimi dhe baba i tre fëmijëve të mitur.
Celulari i tij prej 6 ditësh ishte i fikur dhe makina ishte gjetur e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.