Mediat serbe komentojnë dasmën tradicionale të Arbër Zenelit, vënë në pah një detaj

Dasma e Arbër Zenelit me bashkëshorten e tij Dafinën ka marrë vëmendjen edhe të mediave serbe.
Gazeta nga Beogradi “Kurir”, ka komentuar dasmën tradicionale të yllit të Reimsit derisa ka vënë në pah një detaj.
Sipas tyre, në dasmën e realizuar në Kosovë nuk pati asnjë flamur të Kosovës por vetëm flamuj kombëtar.

Megjithatë ata në pjesën tjetër kanë thurur vargje të bukura për dasmën dhe për dukjen e çiftit. /IndeksOnline/

