Ballkani në duar të sigurta, UEFA cakton gjyqtarët zviceran për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Ballkani në duar të sigurta, UEFA cakton gjyqtarët zviceran për ndeshjen e Ligës së Konferencës
Të enjten nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja historike e Ballkanit në Ligën e Konferencës, shkruan Indeksonline.
Skuadra nga Suhareka pret rumunët e Clujit në ndeshjen e fazës së grupeve të kompeticionit evropian.
Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.
UEFA i ka besuar zviceranit Urs Schyder si gjyqtar kryesor në këtë sfidë.
Ai do të ndihmohet nga Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin, teksa Sven Wolfensberger do të jetë gjyqtar i katërt. /IndeksOnline/