Sot pritej të zyrtarizohej Diego Costa, por doli një prolem serioz!

Diego Costa pritet të zyrtarizonte sot rikthimin në Premierligë. Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje me Wolverhampton pas kalimit të afatit kalimtar pasi që ishte futbollist i lirë.
Por, në ditën që pritej zyrtarizimi i tij, ka dalur një problem i ri.
Qeveria britanike i ka refuzuar lejen e punës hispano-brazilianit. “Brexit” ashpërsoi masat për zbarkimin e të huajve në Angli, për çka u krijua një leje pune e quajtur GBE (Governing Body Adorsement).
Wolverhampton ka të drejtë të apelojë vendimin dhe pritet ta bëjë këtë brenda 48 orëve të ardhshme./Indeksonline/