75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

Kryeziu: Institucionet e Kosovës u ballafaquan me sulm kibernetik nga jashtë

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se dje dhe sot ka pasur probleme të kohëpaskohshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e një sulmit kibernetik.

Kryeziu njofton se për momentin, gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme.