75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

Kurti takohet me Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Në takim u diskutua rëndësia e ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i Agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit.

Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim.