“Jam shumë sëmurë, ndihem si e droguar”, ja si ishte gjendja e Ronelës mbrëmë para performancës

Mbrëmë, këngëtarja Rita Ora performoi në ‘Sheshin Skënderbej’ të Tiranës dhe elektrizoi qytetin. Në skenë për publikun shqiptar u ngjit gjithashtu Ronela Hajati, e cila dhuroi një super performancë.
Pamë foto e video të Ronelës si një bishë e vërtetë, me super energji dhe performancë. Por, e dini që gjatë gjithë kësaj kohe Ronela ishte e sëmurë dhe e ka shtyrë veten e saj të japë më të mirën.
Si një artiste e vërtetë, ajo s’ka dhënë justifikime por ka mbledhur forcat të dalë në skenë, të këndojë e të performojë sikur gjendja e saj shëndetësore të mos ishte e keqe.
“S’e keni idenë sa sëmurë jam sot, por shfaqja duhet të vazhdojë siç bën gjithmonë”- shkruante ajo para performancës.