75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Ramos: Do të eliminoja këdo për shokët e skuadrës

Në ndeshjen mes  PSG dhe Juventus në Ligën e Kampionëve, temë kryesore e kësaj loje ka qenë reagimi i Sergio Ramos drejt Leandro Padres, pasi ky i fundit shkaktoj një ndërhyrje në lojtarin Mbappe.

Mesfushori i Juventus e goditi në këmbë francezin, kështu duke zemëruar Ramosin dhe të gjithë ekipin, ku  reagimet e ashpëra nuk munguan.

Pas ndeshjes mbrojtësi spanjoll deklaroi se këto gjëra ndodhin në një ndeshje futbolli dhe se gjithçka mbetet aty në fushë.

“Këto gjëra mbeten në fushë, në fund të ditës, secili mbron interesin e tij”, tha Ramos për TNT Sports pas vërshëllimës së fundit. Kur mbaron ndeshja, shtrëngojmë duart, gjithçka merr fund aty. Gjatë lojës, çdokush do të vriste për shokët e tij, por nuk ka asgjë personale me askënd.”

Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verrati, dha një reagim epik për përplasjen e dy shokëve të tij, duke u shprehur: “Do të vendosja bast dhe shtëpinë time që ata të dy do të përplaseshin me njëri-tjetrin”.