Vjen reagimi i Ballkani pasi barazuan me CFR Cluj

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj CFR Cluj në ndeshjen e parë të grupeve në Conference League.
Kampioni i Kosovës ishte duke udhëhequr që nga minuta e 65-të me golin e Armend Thaçit, por që në kohën shtesë ekipi rumun barazoi rezultatin pas një gabimi në mbrojtje, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes Ballkani ka bërë një reagim në faqen zyrtare të Facebook, duke shkruar:
”Debutojmë në Ligën e Konferencës me barazim.Është mbyllur ndeshja kundër CFR Cluj me rezultat 1-1 .A.Thaqi Së bashku drejt sfidave tjera!” thuhet në reagim.
Ndërsa pak minuta më vonë klubi nga Suhareka bëri edhe një postim tjetër.
”Krenar për këtë paraqitje, për këta djem, për ketë shpirt luftarak.”, ka shkruar klubi i Ballkanit.
Ballkani ndeshjen e radhës në Conference League do të jetë mysafirë i Slavia Prague./IndeksOnline/