Klubi nga Superliga vendos ulëse në stadium

Stadiumi i klubit të Drinicës i cili bën pjesë në Superligën e Kosovës në futboll, nga sot është bërë me ulëse.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit, transmeton IndeksOnline.
”Tribuna lindore tashmë ka marrë pamje edhe me të bukur, nga vendosja e ulësve në këtë pjesë. Iniciativen për këtë intervenim dhe vendosje të ulëseve e mori zv. presidenti i klubit, Dr. Çaush Dobra së bashku me koleget e tij, Dr. Bastri Durmishi, Dr. Ragip Durmishi dhe Dr. Gezim Ramadani si dhe Arbër Xani, e të cilën iniciativë e mbeshteti edhe presidentja e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi.
Falenderim i jashtëzakonshëm për stafin e klubit të cilët kanë bërë një punë të madhe për vendosjen e ulësëve dhe kanë bërë këtë ndryshim për një kohë kaq të shkurtër.”, thuhet në njoftim./IndkesOnline/