75 Mall Live Search
12:26 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / A. M.

Kolektivi i shkollës “Faik Konica” në Ferizaj kërkon shkarkimin e sekretarit, Milazim Dërguti! (Dokument)

Stafi arsimor i shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj është duke kërkuar që të largohet nga puna sekretari i shkollës së tyre, Milazim Dërguti.

Përmes një peticioni të nënshkruar nga kolektivi i shkollës, ata i kanë kërkuar organeve lokale, konkretisht kryetarit të komunës, Agim Aliu, që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj tij.

Drejtori i kësaj shkolle, Xhevat Aliu, është deklaruar për “Indeksonline” rreth këtij rasti.

“Peticionin e kanë bërë sepse i njëjti s’ka sjellje aspak të mira dhe nuk është bashkëpunues. As 24 orë s’duhet të rrinte në pozitën e sekretarit. Sjelljet e tij nuk janë normale”, u shpreh ai.

Më tej, Aliu theksoi se për rastin është njoftuar edhe Ministria e Arsimit. “Vendim s’ka, ai qe 2 vite mban postin e sekretarit. E them edhe njëherë, se as 24 orë s’duhet të rrinte në atë pozitë”, u shpreh ai.

Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Komuna, mirëpo këta të fundit nuk ishin të qasshëm.