PSG fillon shkëputjen në Ligue 1, fantastik kombinimi Messi – Neymar

PSG ka vazhduar shkëputjen në tabelën e Ligue 1.
Parisienët kanë mposhtur Brest me rezultat 1-0, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligue 1, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Neymar në minutën e 30-të, pas një asistimi të Messit.
what the hell was that Messi pass, and Neymar finishes it. pic.twitter.com/wP3GiECxda
— Galu (@PSGalu) September 10, 2022
Mysafirët patën mundësi të barazonin por Slimani gaboi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, PSG është në vendin e parë me 19 pikë, dy më shumë se Lens. /IndeksOnline/