75 Mall Live Search
21:59 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / MSH

Shqiptari aksidentohet në Itali, godet katër vetura me Ferrarin e tij

Një Ferrari u dëmtua pasi u përplas me katër makina të parkuara përgjatë Viale XXI Aprile në Romë.

Drejtuesi i makinës luksoze, një 34 vjeçar shqiptar, shkatërroi pjesën e përparme të makinës, duke i shkaktuar vetës dëme prej mijëra eurosh.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur para syve të kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të admiruar makinën e shtrenjtë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, pranë Piazza Bolonjës.

Ka qenë ora rreth 16.30 kur shoferi, po drejtonte Ferrarin dhe për arsye të panjohura dhe ende nën hetim, humbi kontrollin e makinës dhe goditi katër makina të parkuara në rrugën numër 22.

Ai nuk mundi të rimarrë kontrollin dhe të ndalojë për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme e majtë e makinës u dëmtua, bashkë me katër makinat tjera.

Në vendngjarje për zbardhjen e rastit ndodhen agjentë të policisë lokale të kryeqytetit Roma të Grupit II Sapienza, të cilët kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe kanë dëgjuar drejtuesin e Ferrarit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.