75 Mall Live Search
14:30 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Atalanta ndalet nga Cremonese

Skuadra e Atalantas është ndalur nga Cremonese në javën e gjashtë të Serie A.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 74-të, me golin e Merih Demiral.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta pasi Emanuele Valeri shënoi golin e barazimit.

Me këtë barazim, Atalanta ka shkuar në kuotën e 14 pikëve së bashku me Napolin dhe Milanin që kryesojnë tabelen e Serie A.

Në anën tjetër kjo është pika e dytë për Cremonesen, duke u renditur në pozitën e 18-të./IndeksOnline/