75 Mall Live Search
16:03 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Reali i pandalshëm, fiton ndaj Mallorcas (VIDEO)

Real Madrid po vazhdon me fitore në La Liga.

Mbretërit kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Mallorcas me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e futbollistit kosovar Vedat Muriqi në minutën e 35-të.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, mbretërit barazuan rezultatin me Frederico Valverden.

Në pjesën e dytë Real Madridi shënoi edhe tre gola të tjerë.

Viniciu përmbysi rezultatin në minutën e 72-të.

Rodrigo shënoi golin e tretë për vendasit në minutën e 89-të.

Në minuta shtesë mbretërit shënuan edhe njëherë me mbrojtësin Antonio Rudiger.

Me këtë fitore Real Madrid vazhdon kryesimin në La Liga me pesë fitore në pesë ndeshje ndërsa Mallorca ka 5 pikë deri më tani dhe mban pozitën e 13-të në tabel./IndeksOnline/