Nuk ka fitues në ndeshjen Gjilani – Prishtina

Gjilani dhe Prishtina janë nda baraz në ndeshjen e javës së gjashtë në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-1, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kishin epërsinë në këtë takim që nga minuta e 40-të, me golin e brazilianit Elton Cale.
Bardhekaltërit barazuan rezultatin me anë të sulmuesit, Kreshnik Uka, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 66-të.
Gjilani përkundër barazimit, renditet në vendin e parë në tabel me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina renditet në vendin e katërt me 8 pikë.
Skuadra e Ismet Munishit ka edhe një ndeshje më pak, pasi FFK-ja kishte shtyrë ndeshjen kundër Dritës./IndeksOnline/