75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / B O

Ministri Krasniqi ka një thirrje të rëndësishme për komunitetet egjiptian, rom e ashkali

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u ka bërë thirrje studentëve të komuniteteve që të aplikojnë për regjistrim në vitin e parë akademik.

Krasniqi iu ka bërë më dije studentëve të komuniteve që të aplikojnë sepse do të kenë bursa të plotë pas marrëveshjes që nënshkroi muaj më parë me ministren Nagavci.

“Thirrje për regjistrim në Fakultetin e Edukimit
🧑‍🎓Të dashur studentë nga komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom
🎓Fakulteti i Edukimit, në Universitetet Publike ka hapur thirrjen për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik.
📚Ju ftoj që të aplikoni sa më shumë sepse të gjithë studentët e regjistruar nga komunitete Egjiptian, Ashkali dhe Rom do të përfitojnë bursë të plotë në bazë të marrëveshjes së mirëkuptimit të cilën e kemi nënshkuar me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci.
👨‍🏫Qëllimi ynë është që të kemi një gjeneratë të re të mësimdhënësve nga radhët e këtyre komuniteteve në të gjitha Komunat e Kosovës, ky njëherësh është edhe zotimi i yni i cili mund të jetësohet vetëm nëse kemi studentë të cilët aplikojnë në emër të këtyre komuniteteve” shkruan ministri në njoftim./Indeksonline/