Komuna deklarohet për rrënimin e një objekti afarist në Prishtinë, i ndërtuar pa leje dhe në pronë shoqërorë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se ka rrënuar një objekt afarist, i cili ishte ndërtuar në pronë shoqërorë dhe pa leje të organit kompetent në brendi të hapësirave të Tregut me shumicë në Kryeqytet.
Përkitazi me këtë lajm, ka raportuar edhe Indeksonline.
Në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se inspektorët e sektorit të Ndërtimit me kohë kanë paralajmëruar palën për moszhvillimin e punimeve, mirëpo pala ka vazhduar me punë pavarësisht vërejtjeve të inspektorëve.