75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 13 Shtator 2022 / L K

Zendaya fiton çmimin ‘aktorja më e mirë në një dramë’ për rolin në “Euphoria”

Zendaya ka bërë zyrtarisht historinë në “Emmy Awards 2022”.

Me fitoren e saj të dytë për aktoren kryesore të shquar në një seri dramatike për Euphoria në “Emmys 2022”, 26-vjeçarja bëhet dy herë fituesja më e re në historinë e “Emmys” dhe gruaja e parë me ngjyrë që fiton “Emmy” për aktoren kryesore.

E veshur me një fustan Valentino dhe bizhuteritë Bulgari, ajo filloi fjalimin e saj duke falënderuar HBO-në “për krijimin e një hapësire kaq të sigurt për realizimin e kësaj shfaqjeje shumë të vështirë”.

“Faleminderit që besoni në mua, madje edhe në momentet kur nuk besoja në veten time”.

Zendaya vazhdoi, “Dëshira ime më e madhe për Euphoria ishte që ajo të mund të ndihmonte në shërimin e njerëzve dhe unë thjesht dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndarë historinë e tyre me mua”.

Në vitin 2020, aktorja fitoi “Emmy”-n e parë dhe këtë vit u nominua në katër kategori.

“Euphoria ka qenë një terren i mrekullueshëm mësimi për mua”, tha Zendaya për Vanity Fair.

Në Creative Arts Emmy Awards , “Euphoria” fitoi pesë trofe nëpër kategori të ndryshme.