75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 13 Shtator 2022 / C E

Mullerin po e porositin të mos i asistoj sonte Lewandowskit

Robert Lewandowski do të rikthehet në “Alianz Arena” si kundërshtar i Bayernit.

Krahu i tij për shumë vite re bavarezët, Thomas Muller ka thënë se Mane po e porosit vazhdimisht që të mos i asistoj polakut pasi që e ka kundërshtar.

“Sadio Mane po bën shaka me mua, më paralajmëron se Lewandowski nuk është më me ne, prandaj nuk duhet t’ia pasojë topin”, tha Muller në konferencën para ndeshjes.

Ndeshja në mes të Bayernit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/