Arrestohen dy shqiptarë në Greqi për trafikim të drogës

Policia greke ka arrestuar katër të huaj, dy shqiptarë, një pakistanez dhe një tunizian në Athinë me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas ELAS-it, në kuadër të hetimit të informacionit në lidhje me trafikun e drogës në zonën e Kerameikos, 4 personat janë kapur në një veturë dhe gjatë kontrollit që kanë bërë në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 2 pako me lëndë narkotike dhe një shumë parash, shkruan Protothema, transmeton IndeksOnline.
Pakot e konfiskuara kanë pasur rreth 1.5 kg kanabis.
Katër të arrestuarit, me dosjen e ngritur nga Departamenti i Sigurimit të Omonias, u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës./Indeksonline/