75 Mall Live Search
18:51 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Xhudo, sporti më i suksesshëm në Kosovë, ja sa medalje ka vetëm klubi “Ippon”

Futbolli dhe basketbolli janë dy sportet më të shikuar në Kosovë. Por, kur flasim për sukseset në arenën europiane, futbolli dhe basketbolli kanë rezultatin = 0 (zerro).

Sporti i parë dhe më i suksesshëm në Kosovë është Xhudo, që ka sjellë shumë medalje nga Kampionatet Europiane, shkruan IndeksOnline.

Vetëm klubi “Ippon Peja” ku ushtrojnë sportistët më të mirë, si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi e shumë të tjerë, ka rekord të pabesueshëm medaljesh, gjithsej 22.

Me më së shumti medalje radhitet fituesja e Lojërave Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi me gjashtë të arta dhe një të bronztë.

E dyta, Distria Krasniqi me dy të arta dhe katër të bronzta

E treta, Nora Gjakova me një të artë dhe tre të bronzta

I katërti, Akil Gjakova me një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

I pesti, Shapt Zekaj me një të bronztë dhe Laura Fazliu me një të bronztë!

Këto shifra i ka zbuluar trajneri i njohur Driton Kuka përmes rrjeteve sociale, dukë thënë: “Dikur ka qenë boksi që ka pas shumë medalje por xhudo tashmë është Sporti me sukseset më të mëdha në shtetin tonë i të gjitha kohërave në Sportet Olimpike!”./IndeksOnline/