Lëndohen tre persona, njëri në kërkim për vrasje në tentativë

Tre meshkuj kosovarë janë lënduar si pasojë e përleshjes mes dy grupeve, mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Gjatë kësaj përleshje një person ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë, transmeton IndeksOnline.
Tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor./IndeksOnline/