75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / AR

Presidenti i Kenias e kalon ditën e parë të punës duke drekuar me Pacollin

Presidenti i ri i Kenias, William Ruto, e ka filluar ditën në krye të shtetit afrikan me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka ndarë një fotografi nga dreka mes tyre në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

“Në ditën e parë si president i Kenias, miku ynë William Samoei Ruto u mirëpritëm për drekë në rezidencën presidenciale në Nairobi. Kënaqësi e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Pacolli mori pjesë dje në inaugurimin e Ruto-s si president i ri i Kenias.