75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

City i pandalshëm, fiton me përmbysje ndaj Dortmundit

Manchester City ka shënuar edhe një fitore në Champion League.

Skuadra e Guardiolas fitoi me përmbysje ndaj Dortmundit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Jude Bellingham hapi serinë e golave në minutën e 56-të duke i kaluar mysafirët në epërsi.

Pas pranimit të golit, skuadra e Cityt nuk u dorëzua në asnjë moment të vetëm dhe arriti ta përmbys rezultatin për katër minuta.

Fillimisht John Stones me një supergol barazoi rezultatin në minutën e 80-të.

Pas katër minutave, Erling Haaland shënoi golin e epërsisë për Manchester Cityn.

Me këtë fitore Manchester City merr kryesimin e Grupit G në Champions League me 6 pikë pas dy ndeshjeve, e ndjekur nga Dortmund me 3 pikë.

Ndërsa Copenhagen dhe Sevilla kanë nga 1 pikë pasi sonte barazuan pa gola 0-0./IndeksOnline/