75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / B O

Statistikat tregojnë se ky Real Madrid është galaktik

Real Madridi ka arritur fillimin e tretë më të mirë në historinë e skuadrës. Tetë fitore në tetë ndeshje është nisma e skuadrës së Ancelottit.

Real Madridi i Di Stefanos ka nismën më të mirë në sezonin 1961-62 me 11 fitore në 11 ndeshjet e para të sezonit, ndërsa shtatë vjet më vonë e arriti të njëjtën gjë për të mbajtur të njëjtin rekord.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për galaktikët për të mbajtur këtë ecuri ngase ndeshja e radhës do të jetë ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”./Indeksonline/