75 Mall Live Search
15:29 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Tre lojtarë të M.United dhe pesë lojtarë të M.City pjesë e skuadrës së Anglisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka bërë publike emrat e skuadrës e tij për dy ndeshjet e fundit para Kupës së Botës të këtij viti.

Tre lojtarë të Manchester United bëjnë pjesë në skuadrën e tij prej 28 lojtarësh për ndeshjen në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë këtë muaj, ndërsa ka pesë përfaqësues nga Manchester City.

Tre Luanët udhëtojnë në San Siro të premten, më 23 shtator. Tre ditë më vonë ata përballen me rivalin e madh Gjermaninë në Wembley në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, transmeton IndeksOnline.

Sa i përket Cityt, pesëshja e Kyle Walker, John Stones, Kalvin Phillips, Phil Foden dhe Jack Grealish të gjithë ruajnë vendet e tyre në skuadër.

Djemtë e Southgate nuk do të luajnë asnjë miqësore përpara organizimit të parë dimëror të Kupës së Botës në Katar. Anglia do të marrë pjesë në ndeshjen e dytë të turneut kur do të përballet me Iranin në Al Rayyan më 21 nëntor./IndeksOnline/