75 Mall Live Search
16:59 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / Gj. Sh

Federer merr vendim të papritur

Njëri nga tenistët më të mëdhenjë në histori të këtij sporti, Roger Federer, ka vendosur të tërhiqet nga garat e nivelit të lartë.

Këtë vendim ai e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.

“Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 viteve. Tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese.”, ka thënë Federer.

Zvicerrani do të tërhiqet menjëherë pas përfundimit të turneut Laver Cup në Londër.

41 vjeçari është njërin nga teniserët me më së shumti Grend Slam të fituara.

Federer ka gjithësej 20 Grend Slem në tennis, duke u shpall kampion për 8 herë në Wimbledon, 6 herë në Australian Open, 5 herë ka fituar turneun US Open dhe 1 herë Roland Garosin./IndeksOnline/