Në këtë kanal mund ta shikoni ndeshjen Slavia – Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sonte luan ndeshjen e radhës në Conference League, si mysafir i Slavias.
Ndeshja do të filloj në ora 18:45, shkruan IndeksOnline.
Tifozët të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Çekisë për ta përkrahur Ballkanin, ndeshjen mund ta shikojnë përmes televizionit Klan Kosova dhe kanaleve Art Sport.
Të gjitha skuadrat e Grupit G në Conference League, Ballkani, Slavia Praha, Sivasspor dhe Cluj kanë pikë të barabarta, pasi kanë barazuar në ndeshjet e para./IndeksOnline/