75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 16 Shtator 2022 / k.v

Dy policë të lënduar në Prishtinë, i kërkuari rezistoi të bie në pranga

Të enjten, rreth orës 02:00, policia ka ndaluar një automjet në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në Prishtinë, brenda të cilit ishte një person i kërkuar, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes me ç’rast pas marrjes së veprimeve për ta ndaluar të njëjtin, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë.

Dy policët kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/