Zyrtare: Shtyhet edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës

Ndeshja Ferizaji – Ballkani, e paraparë të zhvillohej ditën e diel nga ora 15:00, është shtyrë për të hënën.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ferizajit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, transmeton IndeksOnline.
Vendimi është marrë Federata e Futbollit të Kosovës, me arsyen se Ballkani pas përfundimit të ndeshjes së djeshme kundër Slavia Prages, ka pasur telashe gjatë kthimit, me një defekt në aeroplan, e që krijoi frikë dhe trauma tek stafi, lojtarët dhe se kanë mbërritur me shumë vonesë në Kosovë.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tetë në “ALBI MALL” Superligën e Kosovës në Futboll./IndeksOnline/