75 Mall Live Search
18:51 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

A do të jetë Ekuadori pjesë e Kupës së Botës? FIFA merr vendimin përfundimtar

Përfaqësuesja e Ekuadorit në Futboll, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Vendimi përfundimtar ka ardhur sot nga Komiteti i Apelit i FIFA-s, të cilët shqyrtuan ankesat e paraqitura nga Shoqata Kiliane e Futbollit (FFCH) dhe Federata Peruane e Futbollit (FPF), transmeton IndeksOnline.

Këto dy federata janë ankuar se futbollisti Byron David Castillo Segura, është lindur në Columbi dhe jo në Ekuador, dhe thuhet se ka gënjyer për moshën dhe identitetin e tij.

Pas një hetimi nga FIFA të të gjitha provave të paraqitura, doli në përfundimin se Byron Castillo ka, në fakt, kombësi ekuadoriane dhe, si i tillë, përdorimi i tij ishte i rregullt.

”Komiteti i Apelit i FIFA-s ka marrë vendimin e tij për ankesat e paraqitura nga Shoqata Kiliane e Futbollit (FFCH) dhe Federata Peruane e Futbollit (FPF) kundër vendimit të lëshuar nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s mbi papranueshmërinë e mundshme .i lojtarit Byron David Castillo Segura në lidhje me pjesëmarrjen e tij në tetë ndeshje kualifikuese të ekipit kombëtar të Federatës Ekuadoriane të Futbollit (FEF) në garën paraprake të Kupës së Botës FIFA Katar 2022™. Pas analizimit të parashtresave të të gjitha palëve dhe pas zhvillimit të seancës dëgjimore, Komisioni i Apelit konfirmoi vendimin e Komisionit Disiplinor për mbylljen e procedurave të nisura kundër FEF-së. Ndër të tjera konsiderata, u gjykua se në bazë të dokumenteve të paraqitura, lojtari duhej të konsiderohej se mbante shtetësi të përhershme ekuadoriane në përputhje me nenin. 5 par. 1 të Rregullores së FIFA-s që rregullon zbatimin e statuteve. Përfundimet e vendimit të Komisionit të Apelit iu njoftuan palëve të interesuara sot.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/