Uzuni fantastik, shënon dy gola dhe i jep fitoren Granadas

Myro Uzuni është futbollisti më në formë i Kombëtares shqiptare. Ai realizoi dopietë ndaj Mirandes dhe i siguroi fitoren Granadës 2-1 dhe kreun e renditjes në Segunda Divizion.
Shqiptari, ndërkohë shkon në kuotën e 6 golave dhe mban kreun e golashënuesve në Segunda Divizion.
Një formë mjaft e mirë për të ku pritet t’i vijë në ndihmë Kombëtares shqiptare në sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës.