Dardan Molliqaj takohet me ish- deputetin Florin Krasniqi (Foto)
Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po kalon një krizë brenda subjektit.
Megjithëse pritej dorëheqja e disa anëtarëve te VV-së, një gjë e tillë nuk ndodhi megjithëse mbledhja e kryesisë zgjati për gati 7orë.
Ish- sekratari i përgjithshëm i VV-së ditë më parë mësohet të ketë zhvilluar një takim me ish- deputetin Florin Krasniqi, milioneri i cili jeton dhe vepron në Amerikë.
Takimi është mbajtur pak ditë para se të zbulohen publikisht disa mesazhe të shkëmbyera brenda grupit të deputetëve të VV-së.
Temë e diskutimit të këtij takimi në një nga lokalet më luksoze të Tiranës, supozohet të kenë qenë pikërisht zhvillimet e fundit brenda subjektit politik të Vetmëvendosjes./Indeksonline/