16:00 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ‘flirtojnë’ Nisma dhe PSD-ja? Takohen edhe sot!

Nisma Social Demokrate dhe Partia Social Demokrate po vazhdojnë të zhvillojnë takime të përafërta.

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj së bashku me Shefin e Grupit Parlamentar, Bilall Sherifi janë parë sot në një takim me liderin e PSD-së, Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqajn.

“Indeksonline” ka bërë disa foto në njërin prej lokaleve në qendër të Prishtinës.

Ndryshe, takimi ndërmjet këtyre dy partive është zhvilluar edhe me 18 tetor.

Se çfarë përfunimi do të kenë këto takime, presim ta shohim ditët në vazhdim… /Indeksonline/

Çfarë rëndësie kishte takimi ndërmjet Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit?