Molliqaj: Do t’i them pushtetit ta votojnë rezolutën e LDK-së dhe VV-së
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj deklaroi se rezoluta e propozuar nga partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, nuk shihet të jetë korrekte.
Duke ironizuar, ai ka thënë se do t’i lut partitë e pozitës që ta votojnë rezolutën vetëm e vetëm që opozitarët të kthehen në Kuvend.
“Kolegë të LDK-së dhe Vetëvendosjes shumë mirë që po ktheheni në Kuvend. Por s’jam me votu as pushtetit dhe as opozitës. Kosova dueht të bëjë platformë për dialogun. Por nëse doni mu kthy në Kuvend për me ja votu rezolutën, atëherë e lusim edhe pushtetin edhe e votojmë”, u shpreh ai. /Indeksonline/