75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 20 Shtator 2022 / A. M.

Kosova, nikoqire e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – e konfirmon presidentja!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më 22-23 tetor 2022, Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS Forum).

“Ky forum do të sjellë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, e personalitete përgjegjëse për zbatimin axhendës GPS, 22 vite pas miratimit.

Me temë “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”, Forumi ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtësore në procese të paqes dhe sigurisë.

Edicioni i parë i këtij Forumi i dedikohet trashëgimisë së ish-Sekretares së ndjerë të SHBA-ve, Madeleine Albright.

Kënaqësi të organizojmë këtë Forum në bashkëpunim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schëarz dhe me mbështetjen e partnerëve të shumtë lokal e ndërkombëtar.

Për të gjitha informatat rreth forumit, pjesëmarrësve e paneleve drejtohuni tek Presidenca e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/