75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / A. M.

Kurti në Samitin Digjital: Duhet të bëhet shumë punë për të përballuar sulmet kibernetike

Në Prishtinë ka nis punimet dy ditore Samiti Digjital “Prishtina 2022”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor’, ka thënë se ky samit u jep mundësi të gjitha shteteve të zhvillohen aspektin e digjitalizimit.

“99 % të shtëpive familjare i keni të pajisur me digjitalizim por duhet të bëhet shumë punë për institucione publike. Pandemia i ka dhënë një shtytje të madhe digjitalizimit dhe përdorimi e-commerc po aplikohet mjaft shumë. Shumë biznese kanë kapacitete të ulëta për digjitalizim dhe duhet të bëjmë edhe më shumë punë edhe për të përballuar sulmet kibernetike. Nuk janë kërcënime të largëta, siç e dini ditëve të fundit kemi pas disa sulme dhe duhet marrë masa edhe për këtë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe më 17 maj 2018, në Asamblenë Digjitale në Sofje, Bullgari, Komisioni Evropian lansoi Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Kjo synon të mbështesë tranzicionin e rajonit në një ekonomi dixhitale dhe të sjellë përfitimet e transformimit dixhital, si rritja më e shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira.

Pjesë e agjendës është organizimi i Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor (WBDS), çdo vit në kryeqytete të ndryshme anëtarësh. ËBDS këtë vit do të organizohet në Kosovë, Prishtinë më 21 dhe 22 shtator.

Po ashtu në sesione, do të ketë folës shumë kompetentë, të cilët do të diskutojnë për sfidat dhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu do të ketë edhe garat në lidhje me të rinjtë dhe teknologjinë do të sjellin energjinë e të rinjve në Samit. Për më tepër, partnerët e DS-së do të sjellin ngjarjet e tyre inovative gjatë dy ditëve të Samitit.