75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / C E

Futbollistja e skuadrës angleze është kategori në vete, shënon vetëm nga distance

Futbollistja e skuadrës së grave të Sheffield United, Madeleine Cusack i ka lënë pa fjalë tifozët e futbollit.

Ajo ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren e skuadrës së saj me rezultat 8-0 kundër Coventry United, shkruan Indeksonline.

Cusack ka realizuar dy gola në fundjavë dhe secila më e bukur se tjetra.

Të parin e realizoi me një gjuajtje nga rreth 30 metra distancë derisa golin tjetër e shënoi nga gjuajtja e lirë. /IndeksOnline/