75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / C E

Supergoli i Ronaldos në stërvitje bëhet viral në rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo, ndonëse 37-vjeçar nuk e ka humbur shkëlqimin e tij nga mënyrat e realizimit të golave.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, gjatë momentit të nxehjes për para se të startojë ndeshja ka shënuar një supergol.

Ylli portugez i Manchester United ka marrë një top në zonë dhe ka shënuar një penallti në lëvizje në mënyrë akrobatike, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës me finte.

Menjëherë kjo video u bë virale në rrjetet sociale. /IndeksOnline/