75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Barcelona e interesuar për Inigo Martinez

Barcelona nuk ka mbyllur hesapet me repartin defensiv.

Skuadra e Barcelonës mund të bëjë lëvizje të tjera për të përforcuar mbrojtjen, ndonëse gjatë merkatos së fundit transferuan emra si Kounde, Alonso, Christensen e Bellerin.

Raportimet e fundit nga ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se Barca duan nënshkrimin e Inigo Martinez.

Mbrojtësi i Bilbao do të jetë pa kontratë në verën e vitit 2023.

Barca synon ta marrë lojtarin me parametra zero, dhe jo gjatë merkatos së janarit. Thuhet se ka një marrëveshje verbale mes Barcës dhe lojtarit, për të pritur skadimin e kontratës.